Kthim selektiv nga Dheu i Bardhë për respektim të masave anti-Covid

Kosova

Kthim selektiv nga Dheu i Bardhë për respektim të masave anti-Covid

Më: 22 janar 2022 Në ora: 22:01
Tek “Dheu i Bardhë”

Në pikat kufitare ka filluar zbatimi i masave të reja për parandalim të virusit COVID-19.

Tek “Dheu i Bardhë”, atyre që hynin nga Kosova në Serbi iu kërkua të kenë tri doza të vaksinës për të kaluar, apo ata që kanë dy të kenë test negativ të 48 orëve të fundit.

Kishte edhe nga automjetet që u kthyen prej nga kanë ardhur për shkak te mosplotësimit të këtij kriteri të vendosur.

Kjo po shihet e padrejtë nga ana e disa qytetarëve që vijnë shpesh nga Lugina në Kosovë, meqenëse thonë se nuk kanë mundur ta marrin dozën përforcuese ngase ende nuk ka kaluar periudha e nevojshme nga vaksina e dytë.

Ndërkaq kishte edhe nga ata që deklaruan se nuk i’u kërkuan këto dëshmi nga ana e kufitarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat