Latifi takohet me drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kosova

Latifi takohet me drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare

Më: 27 janar 2022 Në ora: 16:41
Rifat Latifi gjatë takimit

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi me bashkëpunëtorë zhvilluan sot një takim me drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare lidhur me zbatimin e konceptit të Mjekësisë familjare në kuadër të Kujdesit parësor Shëndetësor.

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se ministri Latifi ka falënderuar punonjësit e Kujdesit Parësor Shëndetësor  për angazhimin gjatë COVID-19 dhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndërsa drejtuesve të QKMF-ve u ka shprehur mbështetjen e MSh-së për realizimin e objektivave të punës me qëllim që qytetarëve t’u ofrohen shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta.

Nga MSH thuhet se në këtë takim janë trajtuar tema si zonimi, lista e pacientëve, përdorimi i telemjekësisë në shërbimet shëndetësore të Kujdesit Parësor dhe ndërlidhje me nivelet e tjera, përdorimi i ueb aplikacionit në kuadër të Sistemit të Informimit Shëndetësor.

Poashtu edhe furnizimi me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale, vaksinimi dhe tema të tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat