AGK-ja fton mediat ta respektojnë Kodin e Etikës: Dikush e shkeli sot

Kosova

AGK-ja fton mediat ta respektojnë Kodin e Etikës: Dikush e shkeli sot

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga gazetarët dhe punëtorët medialë që t’i përmbahen Kodit Etik të Mediave të Shkruara.

AGK-ja thotë se “ka marrë shkas nga një raportim joprofesional dhe joetik në disa media sot”, por nuk përmend se për cilat media bëhet fjalë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës edhe njëherë u kujton kolegëve gazetarë dhe punëtorëve të tjerë medialë rëndësinë për t’iu përmbajtur Kodit Etik të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodit Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës”.

Roli i medias në demokracinë e re të Kosovës është esencial për ofrimin e informatave kredibile dhe të paanshme për qytetarët e vendit, në interes të publikut”, thotë AGK në reagim.

Para se Asociacioni i Gazetarëve të reagojë ka pasë reagime nga këshilltari ligjor i presidentes, Vjosa Osmani, Artan Murati, dhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, të cilët kanë publikuar lajmin e njëjtë të publikuar në dy media, ku në një artikull për shpenzimet e presidencës, në një pjesë të theksuar me thonjëza shkruan: “mundesh me hjek krejt, veç që don m’i qepu Vjosës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat