Ambasadorët e QUINT-it takojnë ushtarët ukrainas të KFOR-it në Kosovë

Kosova

Ambasadorët e QUINT-it takojnë ushtarët ukrainas të KFOR-it në Kosovë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 21:46
Pamje nga takimi

Ambasadori i Shteteve të Bashkura të Amerikës, Jeff Hovenier ka njoftuar që së bashku me ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë takuar ushtarët ukrainas, të cilët qëndrojnë në Kosovë.

Hovenier ka njoftuar se në takim ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për familjet ukrainase përballë agresionit të Rusisë.

“Shpreh mbështetjen e SHBA-së për ta dhe familjet e tyre përballë agresionit të Rusisë. Së bashku me partnerët tanë të Quint, BE dhe NATO, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të bashkuara me Ukrainën”, thotë ai në Twitter.

Ndryshe, në kuadër të KFOR-it, Ukraina ka 40 ushtarë në Kosovë.

Sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë filluar mëngjesin e së enjtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat