Parashikimi i motit në Kosovë

Kosova

Parashikimi i motit në Kosovë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 07:30
Ilustrim

Parashikimi i motit për sot sipas Prishtina Weather.

“Më ftohtë. Vransirat shtohen gjatë ditës. Vonë në mbrëmje vende-vende priten mundësi për riga shiu apo të përziera edhe me reshje të dobëta bore. Në vise malore borë”

Njoftimi i plotë:

Moti më dinamik, mundëson qarkullim më të mirë ajror, që edhe mbanë ndotësit të shpërndarë. Indeksi i cilësisë së ajrit në diët e fundjavës do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme, por edhe të mira.

26.02 - Më ftohtë. Vransirat shtohen gjatë ditës. Vonë në mbrëmje vende-vende priten mundësi për riga shiu apo të përziera edhe me reshje të dobëta bore. Në vise malore borë.

27.02 - Ftohtë, kryesisht vranët, me reshje shiu dhe bore, që në mbrëmje shndërrohen në borë.

28.02 - Kryesisht vranët e ftohtë. Pasdite vende-vende me mundësi për reshje të dobëta bore.

1.03 - Ftohtë, kryesisht me vransira. Përreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore.

2.03 - Mbetet ftohtë ftohtë, kryesisht me vransira, e ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.

Temperaturat me tendencë të rënies, minimalet luhaten ndërmjet -3 e 0C, e maksimalet zbresin në 5C e 7C, ditën e shtunë, e në fillim të javës së ardhshme edhe deri në 0C e 1C.

Erërat do të fryjnë mesatare dhe të fuqishme nga verilindja me shpejtësi prej 6-14m/s.

Shtypja atmosferike luhatet në vlera mbi normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat