Mashtroi me peshën e bukës, Komuna mbyll një furrë në Vushtrri

Kosova

Mashtroi me peshën e bukës, Komuna mbyll një furrë në Vushtrri

Më: 17 mars 2022 Në ora: 20:51
Ilustrim

Pas ankesave të qytetarëve ndaj furrave për mashtrime rreth peshës së bukës, Komuna e Vushtrrisë ka ndërmarrë një aksion kontrolli në disa furra të qytetit.

Me këtë rast një furrë e bukës është mbyllur.

“Duke marrë parasysh situatën e krijuar me ngritje të çmimeve si dhe pas ankesave të konsumatorëve që kryesisht kanë të bëjnë me peshën e bukës, Drejtoria për Inspektime, përkatësisht Inspektorati i Tregut, ka bërë inspektimin e operatorëve ekonomik – furrave.

Pas kontrollit që është kryer është mbyllur një furrë, deri në një vendim tjetër, ndërkaq nuk janë evidentuar shkelje tjera”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat