Defektet me gypa, mbesin pa ujë të pijshëm dy fshatra të Fushë Kosovës

Kosova

Defektet me gypa, mbesin pa ujë të pijshëm dy fshatra të Fushë Kosovës

Më: 20 mars 2022 Në ora: 13:52
Ilustrim

Në fshatrat Sllatinë dhe Henc të Fushë Kosovës nuk do të ketë ujë.

Këtë e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një postimi në Facebook.

“Si shkak i një defekti në gypin e ujit dhe pamundësisë teknike të sanimit të tij ditën e sotme, në fshatin Henc, jemi të detyruar të ndërkrejmë furnizimin me ujë për fshatin Sllatinë dhe Henc”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë rikthehet ditën e nesërme, pas sanimit të defektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat