​Erërat e forta në vend, KEDS: Po sanojmë dëmet e shkaktuara në rrjet

Kosova

​Erërat e forta në vend, KEDS: Po sanojmë dëmet e shkaktuara në rrjet

Më: 31 mars 2022 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Derisa erërat e forta vazhdojnë të mbretërojnë në vend, KEDS ka deklaruar se në disa zona janë lokalizuar prishjet dhe ekipet janë mobilizuar në sanimin sa më të shpejtë të tyre.

Ndërsa në disa zona tjera sikurse është Vushtrria, KEDS ka thënë se për shkak të erërave të forta është e pamundur të intervenohet për momentin, për shkaqe sigurie.

Sipas një njoftimi të KEDS-it në Facebook bëhet e ditur se Qendra Dispeqerike dhe ekipet në terren po vlerësojnë situatën dhe në momentin që u jepet mundësia do të intervenojnë për të sanuar dëmet në rrjet dhe rikthyer energjinë elektrike.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve sikurse kërkojmë që në zonat ku ka erëra të kenë kujdes të shtuar”, apelon KEDS-i. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat