Anesteziologu e la pa u operuar pacientin dje, e komenton Krasniqi

Kosova

Anesteziologu e la pa u operuar pacientin dje, e komenton Krasniqi

Më: 7 prill 2022 Në ora: 19:04
Valbon Krasniqi

Media ka raportuar dje se si një pacienti i është shtyrë operimi në Klinikën e Neurokirurgjisë, për shkak se anesteziologu nuk e ka kryer punën e tij.

Lidhur me këtë rast, drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se qysh nesër do ta shqyrtojë këtë rast.

“Do ta shqyrtojë këtë rast. Do të shoh se a është paraqitur ankesë zyrtare pranë komisionit dhe me shkrim qysh nesër mund të ju përgjigjemi se si ka ndodhur rasti”, tha Krasniqi në “Frontal”.

Ai theksoi se nuk ka të drejtë asnjë punëtorë shëndetësor që të mos e kryej punën e vet.

“Nuk ka të drejtë askush as anesteziologët që janë në numër shumë të vogël, nuk e ka të drejtën asnjë mjek e aq më tepër një anesteziolog që të mos e kryejë një punë të caktuar”, tha më tutje ai.

Krasniqi i ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të bëjnë ankesa në rast se nuk i marrin siç duhet shërbimet shëndetësore.

“Secili punëtor në QKUK duhet të përmbush kontratën e vet të punës. në çdo rast ku vërehet shmangie e detyrave nga kushdo qoftë atëherë ne marrim masa. Unë i inkurajojë edhe këtë rast, edhe raste e tjera që të paraqesin ankesë. Është komisioni i ankesave dhe ju sigurojë që në afatin më të shkurtë do të marrin përgjigje për atë që ka ndodhur”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat