Kryetari Bulliqi apelon qytetarët të mos djegin goma, ndryshe do të ketë gjoba

Kosova

Kryetari Bulliqi apelon qytetarët të mos djegin goma, ndryshe do të ketë gjoba

Nga: A.SH Më: 30 prill 2022 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë thirrje që me rastin e festësë së punëtorëve - 1 Majin, të mos digjen goma, të mos ndotin ambientin.

“Andaj ju bëj apel qytetarëve të Komunës së Podujevës që të përmbahen nga kjo formë e shënimit të kësaj feste, e cila është e papranueshme, e rrezikshme dhe nuk përkon asgjë me ne, e as me traditën tonë”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

MOS DJEG GOMA!

Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve - 1 Majin, në vendin tonë praktikohet djegia e gomave dhe mbeturinave, veprime të tilla të shëmtuara e ndotin rëndë mjedisin.

Andaj ju bëj apel qytetarëve të Komunës së Podujevës që të përmbahen nga kjo formë e shënimit të kësaj feste, e cila është e papranueshme, e rrezikshme dhe nuk përkon asgjë me ne, e as me traditën tonë.

Me qëllim të parandalimit të rasteve eventuale, inspektorati komunal do të jetë në detyrë dhe do të gjobitë çdo kënd që praktikon formë të tillë të shënimit të kësaj feste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat