Temperaturat deri në 24 gradë celsius gjatë javës së ardhshme

Kosova

Temperaturat deri në 24 gradë celsius gjatë javës së ardhshme

Më: 1 maj 2022 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se vranësirat kryesisht në fillim javë dhe gjatë vikendit parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, derisa mesi i javës parashihet me më pak reshje, duke mos përfshirë gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat