350 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Kosova

350 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Më: 12 maj 2022 Në ora: 07:18
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 350.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.675, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 252 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.339 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.426 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.128 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat