Breshëri i mbrëmshëm shkaktoi dëme në Deçan, Drejtori i Bujqësisë ka një kërkesë për Ministrinë

Kosova

Breshëri i mbrëmshëm shkaktoi dëme në Deçan, Drejtori i Bujqësisë ka një kërkesë për Ministrinë

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të ngrit një komision vlerësues për dëmet e shkaktuara nga breshëri i mbrëmshëm në disa prej fshatrave të kësaj komune.

Ai ka kërkuar që të ndahet fond i veçantë në mënyrë që fermerët të kompensohen.

Sipas tij, dëmë janë shkaktuar te fermerët në fshatrat Pobërgjë, Lloqan e Dranoc.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të ngrit një komision vlerësues, dhe së bashku me komisionin komunal të përgatisim raport detal për të gjitha dëmet e shkaktuara e pastaj të ndahet fond i veçantë në mënyrë që fermerët tanë të kompensohen.   Të dashur fermerë, ju bëjmë thirrje që më së largu deri ditën e premte t’i paraqitni kërkesat tuaja pranë Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Deçanit”, ka shkruar Stojkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat