Keqpërdorën detyrën zyrtare, ngrihet aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Klinës

Kosova

Keqpërdorën detyrën zyrtare, ngrihet aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Klinës

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Klinës për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve L.M., A.G. dhe N.G., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, të pandehurit L.M., në cilësinë e drejtorit të Urbanizimit dhe Mbrojtjes se Mjedisit në komunën e Klinës dhe A.G., udhëheqës i sektorit të ndërtimit dhe banimit në këtë drejtori, në dy raste të ndara, duke vepruar në bashkëkryerje dhe duke tejkaluar kompetencat zyrtare, kanë lëshuar leje ndërtimore për subjekte ekonomike të caktuara dhe atë në kundërshtim me ligjin për ndërtim dhe planin rregullues urban.

“Kurse, i pandehuri N.G., (inspektor i ndërtimi), duke mos përmbushur detyrat e tij zyrtare, si dhe duke vepruar në kundërshtim me ligjin për ndërtim, ligjin për inspektorat dhe udhëzimin administrativ për mbikëqyrje inspektuese i mundëson subjekteve të caktuara ekonomike në tri raste të ndara, ndërtimin e objekteve në kundërshtim me lejet dhe kushtet ndërtimore”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat