Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve

Kosova

Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 09:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

 Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga 01-07/Gusht/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 550 gjoba
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,37 gjoba
  • Kyçja e  pa rregullt në rrugën kryesore, 4 gjoba
  • Drejtimi  nën ndikimin e alkoolit,  3 gjoba
  • Mos respektim i urdhërit të policit, 2 gjoba
  • Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 30 gjoba
  • Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 36 gjoba
  • Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, 5 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 30 gjoba
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 204 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 88 gjoba
  • Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim , 2 gjoba
  • Motoçikleta të konfikuara , 1
  • Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 608 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 23 shoferëve

             Gjithsej , 1600 gjoba

Ndërsa, janë raportuar 62 aksidente:

  • Aksidente fatale , 0
  • Aksidente me lëndime, 23
  • Aksidente me dëme materiale, 39

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat