Sot ishte dita më e nxehtë e vitit, ja kur zbresin temperaturat

Kosova

Sot ishte dita më e nxehtë e vitit, ja kur zbresin temperaturat

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 23:09
Ilustrim

19.08.2022 – Mot shumë i nxehtë mbretëroj edhe sot mbi vendin tonë. Në stacionin personal në Prishtinë, në 685m lartësi mbidetare, u barazua temperatura më e lartë për këtë vit që u shënua më 23 korrik prej 36.4C. Mirëpo në aeroportin e Prishtinës, kjo ditë ishte më e nxehta këtë vit me temperaturë që arriti deri në 37.8C. Para një muaji më 23 korrik temperatura më e lartë e regjistruar në vend ishte në Kamenicë prej 38.4C.

Edhepse temperaturat ishin mjaft të larta në aeroportin e Prishtinës, nuk iu afruan vlerave maksimale të matura në këtë pikë vrojtuese më 23 gusht 2007 prej 38.9C.

Në ditët e ardhshme pritet destabilizim i motit me mundësi zhvillimi edhe të stuhive me shi të rrëmbyeshëm. Nga e diela temperaturat zbresin edhe nën vlera mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat