Ngjarjet e datës 6 dhjetor

Kosova

Ngjarjet e datës 6 dhjetor

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, takohet me kryeministrin, Albin Kurti. ( Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Agjencia e Statistikave të Kosovës, organizon takim konsultativ me kryetarë dhe përfaqësues të komunave të Kosovës, lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë. (Hotel “International Prishtina”, ora 09:00)

Mbahet mbledhjen e drejtorëve të Komunës së Prizrenit.( Shtëpia e Bardhë, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 09:30)

Mbahet Samiti i BE-së “Ballkani Perëndimor” në Tiranë. (Tiranë, ora 09:30)

Zyra e BE-së në Kosovë organizon diskutimin “Pse duhet të fokusohemi te Energjia e Gjelbër?” me studentët e Universitetit të Prizrenit. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mbajnë diskutimin me temën “Reforma në Administratën Publike”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim, lanson fushatën “E drejta për ajër të pastër – vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings”, ora 11:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban tryezën e diskutimit “Puna, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Qendra Mediale do të mbajë forumin me temën “Pozita dhe problemet e komuniteteve pakicë në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

Inaugurohet vepra e artit në hapësira publike “Never Say Never” e artistit Alban Muja. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” organizon Ceremoninë e Diplomimit për studentët e diplomuar në vitin akademik 2021/2022. (Palestra Sportive “Karagaq”, Pejë, ora 12:30)

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi raporton lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim diskuton rreth propozimeve për ekspert për Nismën ligjore për Pijet energjike. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportet ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel “Sirius”, ora 13:00)

Mbahet aktiviteti “Ora e Kodit”, që është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”, me programe për të gjitha moshat sepse të gjithë mund të kodojmë. (Shkolla “Xhemail Mustafa”, ora 13:00)

Mbahet akademi solemne në ” Ditët e Bogdanit”( Qendra BogdaniPolis, ora 19:00)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat