IHMK: Disa lumenjë kanë paraqitur vërshime të shpejta

Kosova

IHMK: Disa lumenjë kanë paraqitur vërshime të shpejta

Më: 19 janar 2023 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenjë kanë paraqitur disa vërshime të shpejta.

Instituti ka bërë të ditur se nëpër disa segmente të lumenjve kryesorë janë shkaktuar edhe përmbytje të lokalizuara lumore.

Të cilët mund të kenë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore.

“Situata e vështërsuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdoj dhe gjatë ditëve në vijim, prandaj edhe nivelet dhe prurjet e lumenjëve, pritet të ngriten dhe të shkaktojnë vërshime/përmbytje”, është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat