Studentët e Juridikut zunë vendin e pestë në Gjenevë, Qerimi: Rezultat i jashtëzakonshëm

Kosova

Studentët e Juridikut zunë vendin e pestë në Gjenevë, Qerimi: Rezultat i jashtëzakonshëm

Më: 15 mars 2023 Në ora: 17:18
Foto nga vendngjarja

Sot, në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u bë pritja e studentëve të Fakultetit Juridik, të cilët janë ranguar në pesë ekipet më të mira në garën ndërkombëtare “Philip C. Jessup”, mbajtur në Gjenevë të Zvicrës gjatë këtij muaji.

Me këtë rast, rektori i Universitet të Prishtinës, Qerim Qerimi u tha studentëve se rezultati i arritur është rezultat i jashtëzakonshëm.

Ai tha se studentët e Kosovës janë konkurrues me këdo në Evropë dhe më gjerë.

Qerimi: Rezultati i studenëve në Gjenevë është rezultat i jashtëzakonshëm

“Rezultati që ju keni arritur është rezultat që ne e bëjmë, dhe e vlerësojmë ndoshta jo mjaftueshëm sa meriton por me mundësitë që kemi. Mundësitë që keni ju janë pakrahasimisht më të mëdha se sa ato që kemi pas ne... Ky është rezultat i jashtëzakonshëm dhe unë do të kisha dashur që të krahasohemi edhe në drejtime të tjera me universitetet partnere në Evropë dhe me gjerë në mënyrën se si ju jeni krahasuar dhe ky është indikacion i asaj që ne jemi konkurrues me këdo në Evropë dhe më gjerë“, tha ai.

Ndërsa, dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka u shpreh se rangimi i studentëve të UP-së në vendin e pestë në garën në nivel evropian është arritje.

Puka: Vendi i pestë në Evropë, është arritje për ne

“Të rangohemi në vendin e pestë në garën nivel evropian është arritje shumë e madhe që neve na nderon të gjithëve dhe motivon të gjithëve dhe prezencën e kolegëve më shumë e shoh si mundësi për motivi, të motivuar janë por kjo është një shkallë më shumë“, theksoi Puka.

Ndërkaq, profesori Bekim Sejdiu tha ndihen të nderuar që studentët e kanë përfaqësuar Universitetin e Prishtinës me dinjitet.

Ai shpreson që studentët të përfaqësojnë UP-në me dinjitet edhe në Washington.

Sejdiu: Besoj që me dinjitet keni me na përfaqësua edhe në Washington

“Për neve është nder që e keni përfaqësuar me dinjitetin (Univeristetin e Prishtinës), na keni bë me u nderuar edhe ne...Shpresoj shumë dhe besoj që me dinjitet keni me na përfaqësua edhe në Washington dhe shpresoj se kemi me dëgjua nga ky ekipi vetëm fjalë të mira për të arritura”, tha Sejdiu.

E trajnerja e ekipit, që u rëndit në pesë ekipet më të mira në garën në Gjenevë, Diellza Mujaj theksoi se mbështetja e profesorëve është një motiv për të ardhmen, derisa shtoi se për të ka qenë një eksperiencë e paharrueshme.

Mujaj: Gara e këtij viti ka qenë një eksperiencë e paharrueshme

“Kjo mbështetja e juaj dhe jo vetëm mirënjohja është mbështetje e vazhdueshme gjatë përgatitjes besoj që na motivion edhe për të ardhmen e jo vetëm në Washington por edhe viteteve të ardhshme. Ka qenë një ekspericentë e paharrueshme kjo gara sivjet ….Me vërtetë për karrierën tonë ka qenë një hap shumë i madh dhe ekspericenë shumë e këndshme”, tha ajo.

Gara ndërkombëtare “Philip C. Jessup” është mbajtur gjatë datave 7 dhe 11 mars.

Në këtë garë, ekipi përfaqësues i Fakultetit Juridik-UP është përbërë nga studentët: Art Sylaj, Daorsa Berisha, Ernesa Shala, Lea Meraku dhe Diellza Mujaj – trajnere e ekipit.

Ekipi përfaqësues i Fakultetit Juridik për garën “Philip C. Jessup” do të marrë pjesë edhe në rundet finale që mbahen në Washington (ShBA) nga 8-15 Prill 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat