Hodaj falënderoi ShBA-të për mbështetjen që po japin ndaj IPK-së

Kosova

Hodaj falënderoi ShBA-të për mbështetjen që po japin ndaj IPK-së

Më: 20 mars 2023 Në ora: 15:19
Foto nga vendngjarja

Atasheja e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë znj.Kimberly Riffe së bashku me Michael T. McKee (këshilltar i lartë i ICITAP për IPK ) dhe Shqipe Durguti (koordinatore vendore e ICITAP-it për IPK-në) u takuan sot me Kryeshefin Ekzekutiv të IPK-së Kushtrim Hodaj.

"Ky takim pune u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme të ICITAP-it për Inspektoratin Policor të Kosovës dhe përfshiu edhe diskutimet për Planin Zhvillimor Strategjik të IPK-së 2022-2024 dhe planifikimet për aktivitetet e përbashkëta në vitin 2023 në drejtim të fuqizimit të profesionalizmit të IPK-së.

Kryeshefi Ekzekutiv falënderoi zyrtarët e ICITAP-it për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës.

duke ërfshirë donacionet në pajisje të specializuara dhe trajnimet e avansuara në fushën e hetimit", njofton IPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat