Lladrovci pret mysafir në shtëpi Dr. Gil Feiler, profesorin dhe ekonomistin e njohur izraelit

Kosova

Lladrovci pret mysafir në shtëpi Dr. Gil Feiler, profesorin dhe ekonomistin e njohur izraelit

Më: 21 mars 2023 Në ora: 00:05
Foto nga takimi

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në shtëpi, profesorin e njohur nga Izraeli, Gil Feiler, të cilit ia ka dhuruar librin kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit, “Përjetësia e dyfishtë”.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social: Me kënaqësi, sonte prita mysafir në shtëpi, Prof. Dr. Gil Feiler, profesor në universitetin e Tel Avivit, ekspert në lëmin e Biznesit dhe Ekonomisë.

Me këtë rast, në shenjë respekti, ia dhurova librin e Bedri Islamit, kushtuar heroit e heroinës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, “Përjetësia e dyfishtë”.

Faleminderit Prof. Feiler, na keni nderuar me vizitën Tuaj. Respekt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat