Haradinaj uron besimtarët për fillimin e Muajit të Ramazanit

Kosova

Haradinaj uron besimtarët për fillimin e Muajit të Ramazanit

Më: 22 mars 2023 Në ora: 20:39
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit e shenjtë të Ramazanit.

Haradinaj ka thënë se forcimi i ndjenjës së sakrificës, vetëpërmbajtjes dhe mëshirës, janë disa nga vlerat e këtij muaji, të mishëruara me shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre.

Urimi i Haradinajt:

Besimtarët myslimanë në Kosovë e mërgatë, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Myftiun Naim Tërnava, i uroj për fillimin e muajit të Ramazanit.

Rritja e besimit, forcimi i ndjenjës së sakrificës, vetëpërmbajtjes dhe mëshirës, janë disa nga vlerat e këtij muaji, të mishëruara me shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre.

Paçit agjërim të lehtë e të pranueshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat