“Fakti se në aktakuzë nuk përmendet raporti për trafikim organesh është shuplakë për Serbinë”

Kosova

“Fakti se në aktakuzë nuk përmendet raporti për trafikim organesh është shuplakë për Serbinë”

Më: 6 prill 2023 Në ora: 22:36
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi

Gazetari Besnik Tahiri ka folur për procesin gjyqësor që ka filluar nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në Rubikon, ai ka theksuar se sa herë mediat ndërkombëtare raportojnë për këtë proces krijohet një imazh jo i mirë për Kosovën, por e ka përmendur edhe Serbinë, për të cilën tregoi se çfarë e dëmton nga ky proces gjyqësor.

“Fatkeqësisht nuk po qitet në pah sidomos nga mediat ndërkombëtare është çështja se akti akuzues është edhe një shpullë e madhe për Serbinë”.

“Për faktin se nuk përmendet në asnjë rast çështjen e pretendimeve për trafikim organesh, pra shtëpinë e verdhë. Mirë që kjo nuk është në aktin akuzues pra shtëpia e verdhë”.

“Zgjatja e këtij gjykimi do të jetë një lloj reklame negative për Kosovën sepse secila fazë që nis BBC e të tjerët flasin për të”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat