Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë: Kërkuam asistencën e Policisë, parandaluam një situatë të pakëndshme!

Kosova

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë: Kërkuam asistencën e Policisë, parandaluam një situatë të pakëndshme!

Më: 26 maj 2023 Në ora: 15:38
Këshilli i Bashkësisë Islame

Komunikatë për opinion nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë

Këshilli njofton se sot në xhaminë e fahatit Bellopojë disa persona tentuan të ndalojnë imamin për të kryer namazin e xhumasë. Ata persona kanë paralajmëruar paraprakisht bashkësinë islame se do te ndalojnë imamin për të kryer xhumanë.

Pas këtij paralajmërimi, Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka kërkuar zyrtarisht asistencë nga stacioni policor në Podujevë.

Këshilli i bashkësisë Islame në Podujevë, falenderon policinë e shtetit për bashkpunimin dhe parandalimin e situatave të pa këndshme, duke iu përgjigjur kërkesës së Bashkësisë Islame të Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat