Kurti njofton se ka shtruar katër rrugë në Graçanicë

Kosova

Kurti njofton se ka shtruar katër rrugë në Graçanicë

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 13:17
Graçanicë

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në Komunën e Graçanicës janë asfaltuar katër rrugë e është riasfaltuar një tjetër.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se janë shtruar rrugët “Bajrush Kelmendi”, “Hasan Prishtina” dhe “Jashar Krasniqi” në fshatin Shushicë të Graçanicës.

“Rruga ‘Bajrush Kelmendi’ është e gjatë 1 km. Pas 50 viteve pa rrugë, familjet që jetojnë aty mund ta gëzojnë tash këtë nevojë bazike. Kurse rruga kryesore ‘Hasan Prishtina’ çon deri te Kisha Ortodokse. Në Kishnicë e kemi riasfaltuar rrugën kryesore ‘’Ibrahim Rugova’’, ku kemi rregulluar edhe trotuarin si dhe kemi krijuar parkingje të reja. Gjithashtu kemi bërë asfaltimin e rrugës kryesore edhe në Lagjen e Romëve”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se këtë vit Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të bëjë edhe investime shtesë në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat