Shpërthen zjarri në ETC-në në Suharekë

Kosova

Shpërthen zjarri në ETC-në në Suharekë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit ka njoftuar se sot ka shpërthyer një zjarr në objektin e ETC-së në Suharekë.

Incidenti i zjarrit, sipas njoftimit, ka ndodhur rreth orës 11:00.

Në këtë njoftim thuhet se intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve ka bërë që zjarri të lokalizohet dhe të evidentohet çdo dëm i mundshëm.

Media do të iu mbajë të informuar me detajet e reja posa të ketë një konfirmim zyrtar nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat