​Bie borë në Kosovë, institucione e qytetarë i zë të papërgatitur

Kosova

​Bie borë në Kosovë, institucione e qytetarë i zë të papërgatitur

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Bora e parë në viset e rrafshëta ka nis sot në Kosovë, duke zbardhur kështu me mbi 10 centimetra.

E derisa për autostrada nuk kemi informacione, media ka informacione se shumica e rrugëve magjistrale dhe rajonale, mëngjesin e sotëm ishin të papastruara nga bora.

Kjo ka vështirësuar qarkullimin edhe në magjistralen Prishtine-Pejë, ku disa automjete janë parë se kanë përfunduar jashtë rrugës. Kurse, në fshatin Vragoli, në drejtim të Pejës, janë krijuar kolona të gjata për shkak të bllokimit të disa kamionëve në rrugë, e ku në radhë shihej edhe kamioni për heqjen e borës.

Vështirësi për shkak të mosndërrimit të gomave janë parë tek shumë automjete. Në Fushë Kosovë dhe në Prishtinë, rrugët kryesore ishin të pastruara por jo edhe ato dytësore.

Ndërsa, në shumicën e fshatrave të Kosovës, tash e disa vjet komunat nuk po arrinë ta heqin borën nëpër rrugë, pasi shumica as që kanë kompani të kontraktuara për këto rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat