Temperaturat sot deri në 33°C, apelohet për kujdes ndaj rrezeve të diellit

Kosova

Temperaturat sot deri në 33°C, apelohet për kujdes ndaj rrezeve të diellit

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

IHMK tutje shton se kushtet biometeorologjike do të jenë të kufizuara për shkak të temperaturave të larta dhe indeksit UV të lartë.

“Rekomandohet që në intervalin kohorë 10-16 mundësishtë mos të ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit ,sepse ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Të bartim masa mbrojtëse, syze dielli , rroba me ngjyra të lehta, kapelë ose ombrellë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat