65 biznese lokale përfituese të grantit komunal në Kamenicë, 22 prej tyre të udhëhequra nga gratë

Kosova

65 biznese lokale përfituese të grantit komunal në Kamenicë, 22 prej tyre të udhëhequra nga gratë

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 10:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Kamenicës ka shpërndarë grantet komunale dhe nga buxheti i ndarë prej 108 mijë euro, 65 biznese janë përfituese.

“Me një buxhet të ndarë prej 108 mijë eurosh, komuna ndan grante për bizneset lokale”, tha kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Përmes një komunikate të lëshuar për media, bëhet e ditur se prej bizneseve përfituese, 21 prej tyre janë biznese të udhëhequra nga gratë, kurse 44 nga burrat.

Kryetari Rahimaj është shprehur i lumtur që komuna po ndihmon në nisma të reja e rimëkëmbje ekomonike lokale. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat