Rikthehet i nxehti afrikan, ja sa pritet të shkojnë sot temperaturat

Kosova

Rikthehet i nxehti afrikan, ja sa pritet të shkojnë sot temperaturat

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 07:16
Ilustrim

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Do të kemi përkohësisht rikthimin e të nxehtit afrikan.

Këshillohet të keni kujdes nëse jeni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme por kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 10-28 km/h.

Temperaturat do shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 36°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat