Prishet brenda tunelit treni i linjës Prishtinë- Pejë, rrezikohen udhëtarët

Kosova

Prishet brenda tunelit treni i linjës Prishtinë- Pejë, rrezikohen udhëtarët

Më: 2 mars 2025 Në ora: 10:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm, treni i linjës Prishtinë-Pejë, ka pësur prishje. Treni ka mbetur brenda tunelit në Ujmit.

Media ka mësuar se udhëtarët janë detyruar të zbresin nga treni në tunel.

Sipas tyre, kjo ka qenë në rrezik për jetën pasi kushtet për të zbritur në tunel kanë qenë shumë të vështria.

Treni kishte pasur probleme teknike që nga nisja nga Prishtina, duke lënë kështu rreth 20 pasagjer në mes të rrugës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat