Nxënësit e Dragashit garojnë në Olimpiadën e gjuhës shqipe

Kosova

Nxënësit e Dragashit garojnë në Olimpiadën e gjuhës shqipe

Më: 11 mars 2025 Në ora: 18:50
Nxënësit e Dragashit garojnë në Olimpiadën e gjuhës shqipe

Nxënësit e klasave të IX-ta të shkollave të Komunës së Dragashit kanë marrë pjesë në fazën e parë të Olimpiadës së gjuhës shqipe, aktivitet ky i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Në të gjitha shkollat e Komunës së Dragashit, sot u zhvillua faza e parë e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe me nxënësit e klasave të 9-ta, në kuadër të Olimpiadës së Përbashkët Kosovë – Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Komunës, raporton Telegrafi.

Aty thuhet se për të përcjellur mbarëvajtjen e këtij procesi në terren ka qenë drejtori i DKA-së, Zeni Krasniqi së bashku me stafin.

“Të gjitha përgatitjet për këtë fazë të testit janë bërë me kohë dhe i gjithë procesi ka shkuar në rregull, duke respektuar të gjitha udhëzimet e Olimpiadës”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat