Mungesa e rrymës ndikon në furnizimin me ujë të pijes në Suharekë dhe disa fshatra

Kosova

Mungesa e rrymës ndikon në furnizimin me ujë të pijes në Suharekë dhe disa fshatra

Më: 18 mars 2025 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se në Suharekë dhe në disa fshatra të martën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit një gjë e tillë ndodh për shkak të mungesës së energjisë elektrike që furnizon stacionin e pompave “Pusi i Atit” në Suharekë.

Pa furnizim me ujë do të mbesin këto zona: Suhareka, Shiroka, Gjinovci, Gelancë, Leshan, Tërnje, Neprebisht.

Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim, teksa kërkohet edhe mirëkuptimi i konsumatorëve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat