Demaliaj me një iniciativë të re politike, reagon Daut Haradinaj: Në Deçan vazhdojmë me fituesin Bashkim Ramosaj

Kosova

Demaliaj me një iniciativë të re politike, reagon Daut Haradinaj: Në Deçan vazhdojmë me fituesin Bashkim Ramosaj

Më: 25 mars 2025 Në ora: 19:51
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka krijuar një iniciativë lokale politike – duke ndarë rrugët përfundimisht nga partia e Ramush Haradinajt.

Ajo quhet “Iniciativa Qytetare Demokracia”, Demaliaj ka thënë se dyert e kësaj iniciative janë të hapura.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit Që nga nesër me datë 26 Mars 2025  Dyert e Iniciativës Qytetare -DEMOKRACIA”, ka shkruar ai në Facebook, të martën.

Pas kësaj, nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka shkruar në Facebook, duke thënë se me gjithë respektin për Demaliaj, Deçani do të vazhdojë me AAK-në e Bashkim Ramosaj në krye të Deçanit.

“Me gjithë respektin për angazhimin e tij në luftë dhe pas lufte në AAK, Shkumba paska marrë drejtim tjetër. Shpresoj se nuk do të zhgënjehet! AAK në Deçan vazhdon me fituesin e kaluar dhe të ardhshëm, Bashkim Ramosaj”, ka shkruar Daut Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat