Vetura bie në lumin Ibër pas një aksidenti në veri – lëndohen dy persona, ndër ta edhe një grua serbe

Kosova

Vetura bie në lumin Ibër pas një aksidenti në veri – lëndohen dy persona, ndër ta edhe një grua serbe

Më: 12 prill 2025 Në ora: 12:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në veri të vendit, ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave, njëra prej tyre ka përfunduar në lumin Ibër. Ngjarja ka ndodhur më 11 prill 2025 rreth orës 13:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Leposaviq, konkretisht në fshatin Kamenicë të Zveçanit.

Burimet e medias kanë bërë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete me targa të Beogradit: një veturë Peugeot me ngjyrë të zezë dhe një Skoda Oktavia me ngjyrë gri.

Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e shoferes së veturës Peugeot, e identifikuar si J.B, e cila ka tentuar të tejkalojë pa u siguruar për sigurinë e lëvizjes në rrugë, duke e rrezikuar veturën tjetër që ndodhej në tejkalim.

Për pasojë, vetura Skoda, e drejtuar nga një shtetase serbe, ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Ibër.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar drejtuesja dhe pasagjeri i kësaj veture, të cilët janë identifikuar si N.M. dhe N.D.

Të lënduarve u është ofruar ndihma e parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë të Veriut, ku edhe po vazhdojnë trajtimin mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat