Biznesmeni i suksesshëm nga Vushtrria, Naser Imeri, ka pritur sot në një vizitë të veçantë Imamin e Qabes, Shejh Bandar Baleela.
Imeri ka theksuar se kjo ka qenë një ditë e paharrueshme për të dhe familjen e tij.
Gjatë vizitës, Shejh Bandar Baleela ishte shoqëruar nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, duke e bërë këtë ngjarje edhe më të veçantë.
Ky takim ka sjellë një moment bashkëpunimi dhe respekti mes personaliteteve të njohura nga fusha e biznesit dhe liderëve të komunitetit fetar.