Familjarët e dëshmorëve në Istog shprehen krenarë për ta në Ditën e Çlirimit

Kosova

Familjarët e dëshmorëve në Istog shprehen krenarë për ta në Ditën e Çlirimit

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 20:56
Pamje nga videoja

Fotografinë e tij po e mban në duar.

Edhe emrin e xhaxhait dëshmor e ka trashëguar.

Menderes Dervishaj thotë se ndihet krenar për veprën e axhës së tij që u rivarros këtë të shtunë bashkë me dëshmorët tjerë në Istog.

Ndjenjë krenarie dhe mërzie ka edhe motra e këtyre tre vëllezërve dëshmorë, e cila rrëfen për momentet e fundit që pati me ta.

Edhe nipi tjetër i tyre pati disa fjalë për këtë ditë.

Për veprën e dëshmorit Skender Maraj janë krenar familjarët e tij.

Mbetjet mortore të 34 dëshmorëve u përcollën në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Vrellë të Istogut me nderime të larta shtetërore e ushtarake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat