Nipi i Selman Kadrisë: Populli shqiptar e mbajti gjallë çdo herë gjyshin

Kosova

Nipi i Selman Kadrisë: Populli shqiptar e mbajti gjallë çdo herë gjyshin

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 12:44
Selman Kadria

Artan Hasanaj, nipi i Selman Kadrisë, ka falënderuar të gjithë  ata që mundësuan dhe punuan në ndërtimin e shtatores së heroit.

Hasanaj ka deklaruar se çdo herë populli shqiptar e ka kujtuar gjyshin e tij, Selman Kadrinë.

“Jo vetëm sot gjatë gjithë kohës prej aktit kur e ka bërë gjyshi jonë të vrasjes së Kërstiqit që populli shqiptar e ka mbajt gjallë me këngë dhe vizita na kanë nderuar shumë, ne jemi falënderues për të gjithë”.

“Ideja ishte edhe komunës, bashkërisht edhe me familjen, deputetin Bekë Berisha për shpalljen hero të Selman Kadrisë gjatë kohës së ish-presidentit Thaçi, dhe nga ajo iniciativë deri te ky moment ku jemi sot është iniciativë e tij, të gjithë Kuvendit Komunal, kryetarit Ilir Feratit, të gjithë së bashku me ndihmën e familjarëve dhe farefisit gjithandej kemi ardhë deri këtu”, ka thënë Hasanaj për klanin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat