Personi që ra nga lartësia te hoteli Grand ishte duke pastruar xhama

Kosova

Personi që ra nga lartësia te hoteli Grand ishte duke pastruar xhama

Më: 16 korrik 2025 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Një person, dyshohet se ka rënë nga lartësia e hotelit Grand në Prishtinë, pak më parë.

Burime të medias pohojnë se viktima, 26 vjeç, ka qenë duke pastruar xhamat e një zyreje, kur ra në platonë pas hotelit.

Në vendngjarje ndodhen edhe njësitet e zjarrfikësve dhe autoambulanca.

Ende nuk dihet mbi gjendjen shëndetësore të viktimës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat