Zjarr në Shirokë të Suharekës, zjarrfikësit në vendngjarje

Kosova

Zjarr në Shirokë të Suharekës, zjarrfikësit në vendngjarje

Më: 13 gusht 2025 Në ora: 14:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në fshatin Shirokë të Suharekës.

Sipas pamjeve të publikuara nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj, flakët kanë përfshirë oborrin e një shtëpie dhe rrezikojnë të përhapen.

I pari i komunës, ka njoftuar se ekipet zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për ta vënë nën kontroll situatën.

“Po bëjmë përpjekje për shuarjen e saj”,  ka shkruar ai në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat