Mbi vendin tonë të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në disa zona të kufizuara parashihen riga shiu. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, 1–5 m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 12 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 30 gradë Celsius.
Kjo javë pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje shiu të shoqëruar me vetëtima dhe bubullima, thuhet në njoftimin e IHMK-së.