Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 53 raste për një javë

Kosova

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 53 raste për një javë

Më: 26 shtator 2025 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka njoftuar se ka trajtuar 53 raste për periudhën njëjavore të paraqitura në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, mbrojtësit e viktimave në nivel të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, rastet kanë të bëjnë me:

48 raste – dhunë në familje;

1 rast – vrasje në tentativë;

1 rast – vrasje;

2 raste – tentim dhunim;

1 rast – shkelja e KUM-it;

10 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) të parashtruara në Gjykatë;

11 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME);

1 kërkesë për vazhdim të UM-së nga pala;

21 aktvendime të aprovuara;

80 seanca gjyqësore;

18 seanca në Prokurori;

88  këshilla juridike;

17 aktgjykime dënuese;

3 kërkesa për kompensim nga fondi për viktima;

2 raste – përfaqësim i rastit në polici;

1 rast – përfaqësim i rastit në strehimore;

6 raste – referim i rastit në ANJF.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat