​Rruga e re në Devetak mban emrin e profesorit Ismajl Hasani, investim historik për fshatin

Kosova

​Rruga e re në Devetak mban emrin e profesorit Ismajl Hasani, investim historik për fshatin

Më: 28 shtator 2025 Në ora: 15:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Devetak të komunës së Shtimes është përuruar rruga e re me gjatësi prej 3.5 kilometrash, e cila ka kushtuar mbi 600 mijë euro. Përurimin e bëri kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, së bashku me banorë.

Kryetari Aliu tha se kjo rrugë ka qenë e domosdoshme për banorët dhe zhvillimin e vendbanimit, një fshat i cili ka dhënë edhe hero të vendit.

Aliu: Rruga në Devetak ka qenë e nevojshme për t’iu rikthyer zhvillimin banorëve

“Sot jemi bashkërisht këtu për të ndarë gëzimin e përurimit të një rruge që ka qenë shumë e nevojshme për t’iu rikthyer zhvillimin banorëve, me iu rikthye dinjiteti një vendbanimi të lashtë që ka dhënë edhe figura të ngritura për komunën tonë, shtetin e kombin. Ky vendbanim ka dhënë edhe hero të kombit si emri i Imer Devetaku por edhe profesor ndërkombëtarë si profesori Ismajl Hasani. Sikur të ishin gjallë ata do ta kishin përjetuar në mënyrë të jashtëzakonshme, sidomos profesor Ismajli që ka pasur kauze jetësore.”, tha Aliu.

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu përmendi edhe heroin Imer Devetaku dhe profesorin ndërkombëtarë të këtij fshati, Ismajl Hasani.

Në emër të familjes së profesorit, Bekim Hasani tha se realizimi i kësaj rruge ka një domethënie të madhe për fshatin.

Hasani: Kjo vepër infrastrukturore do t’i ndihmojë shumë fshatit Devetak të jetë atraktiv për investime dhe jetesë

“Është një fshat i rezistencës edhe të shekullit të kaluar. Kemi rezistu për shkak ta parimeve dhe po vazhdojmë të rezistojmë edhe tash. Ne jemi shumë të lumtur që kjo vepër është realizuar. Kjo vepër infrastrukturore do t’i ndihmojë shumë ruajtjes së emrit por edhe zhvillimit të këtij lokaliteti, i cili do të shtohet në hartën e përgjegjshme si vend atraktiv edhe për investime, jetesë dhe të gjitha aspektet”, u shpreh Hasani.

Rruga e re në Devetak do të mbajë emrin e profesorit Ismajl Hasani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat