E enjte e vranët dhe me reshje shiu, temperaturat arrijnë në 12°C

Kosova

E enjte e vranët dhe me reshje shiu, temperaturat arrijnë në 12°C

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Këtë të enjte pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 12 gradë Celsius.

“Mot i vranët dhe me kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale: 1-3°C. Temperaturat maksimale: 7-12°C. Era: nga verilindja, 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat