Besnik Osmani në Fushë Kosovë: Prezantuam zotimet dhe kandidatet që do ta përfaqësojnë me dinjitet komunitetin

Kosova

Besnik Osmani në Fushë Kosovë: Prezantuam zotimet dhe kandidatet që do ta përfaqësojnë me dinjitet komunitetin

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 21:57
Kandidati për kryetar në Fushë Kosovë nga LDK-ja, Besnik Osmani

Kandidati për kryetar në Fushë Kosovë nga LDK-ja, Besnik Osmani, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e këtij vendi.

Osmani, përmes një postimi në facebook është shprehur se përkrahja e madhe që po marrim na jep edhe më shumë besim se qeverisja jonë e përgjegjshme do të jetë falënderimi më i mirë për këtë mbështetje të madhe

“Një takim fantastik me banorët e qytetit tonë, ku prezantuam zotimet tona dhe kandidatet që do ta përfaqësojnë me dinjitet komunitetin.

Përkrahja e madhe që po marrim na jep edhe më shumë besim se qeverisja jonë e përgjegjshme do të jetë falënderimi më i mirë për këtë mbështetje të madhe.

Lidhja Demokratike e Kosovës, 113 është numri. Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat