Policia në Pejë e përgatitur për zgjedhje- Gashi: Janë hartuar plane për një proces të rregullt e të sigurt

Kosova

Policia në Pejë e përgatitur për zgjedhje- Gashi: Janë hartuar plane për një proces të rregullt e të sigurt

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 07:39
Fadil Gashi

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, ka ndarë detaje rreth përgatitjeve për ditën e zgjedhjeve lokale.

Gashi ka bërë të ditur se janë hartuar plane dhe programe të veçanta për të siguruar një proces zgjedhor sa më të rregullt gjatë ditës së votimeve.

“Përmes urdhrit operativ të pranuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Kosovës, janë bërë të gjitha planifikimet e nevojshme.

Zyrtarët policorë janë të pranishëm në qendrat e votimit dhe në afërsi të pikave përkatëse. Sipas planifikimeve, kemi staf të mjaftueshëm për të garantuar rendin dhe sigurinë,” tha ndër të tjera ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat