Në mëngjeset e hershme të Prilepit të Deçanit, para se fshati të zgjohet plotësisht, Jehona është tashmë pranë bletëve. Zhurma e lehtë e krahëve të tyre është muzika e përditshme e jetës së saj. Për Jehonën, bleta nuk është thjesht një insekt, është jetë, punë, sakrificë dhe dashuri e trashëguar brez pas brezi.
Bletaria për të është një amanet familjar, një traditë që vjen si nga familja e saj, ashtu edhe nga ajo e bashkëshortit. Prej saj kanë jetuar në vite të mira dhe në vite më të vështira. Ka pasur sezone me prodhim të bollshëm mjalti dhe sezone më të varfra, por asnjëherë dorëzim.
Jehona Abdullahu-Dabiqaj thotë se kur ka mjaltë ka shpresë.
Abdullahu-Dabiqaj:Jetojmë prej bletës
“Duke i parë kushtet ekonomike të familjeve, gjatë shtimit të bletës, çdo vit kemi pasur suksese te ndryshme, por viti me i suksesshëm ka qenë kur kemi marrë shume prodhimtari mjaltë, ndërsa vitet tjera kane qenë me pak. Ndërsa, çdo vit ne duke shit bletë e kemi nxjerre buxhetin tonë për të investuar...Jetojmë prej bletës, jemi 4 anëtarë te familjes, marrim edhe punëtorë sezonal, ju ndihmojmë dhe rrethit”, tha ajo.
Nga kjo punë jetojnë katër anëtarë të familjes. Jehona punëson edhe punëtorë sezonalë, duke ndarë punën dhe bukën me të tjerët. Fitimet vjetore kanë arritur deri në 20 mijë euro.
Abdullahu-Dabiqaj: Këtë vit i kemi nxjerre 2 mijë e diçka kilogram me mjaltë
“Ka shku deri në 10 mijë , 15 mijë, 20 mijë varësisht...Por ato 20 mijë, kemi pas fitim ndoshta vetëm 13mijë ose 10mijë, 9 mijë, tjerat kanë shkuar krejt investim për me mbajt bletën, sepse nëse i fiton prej bletës 150 euro, pra nëse e shet një bletë 150 euro, 50 euro kushton një koshere tjetër për me ble, një anë për të prodhuar të merr kohë. Ato 150 euro shkojnë pothuajse mbi gjysma për të investuar për të bërë një bletë tjetër... Përfitimi i bletarisë është fitim jo edhe i madh, por shumë i mirë, sepse ka punë...Këtë vit i kemi nxjerre 2 mijë e diçka kilogram me mjaltë, të llojeve të ndryshme...Që nga viti 2015 jetojmë vetëm prej bletarisë... sepse bleta kërkon durim dhe përkushtim”, tha ai.
Ajo ka përfunduar master në matematikë dhe tash e tre vite punon si mësimdhënëse, por zemra e saj mbetet gjithmonë te bletët.
“Nëse do të më duhej të zgjidhja mes ditarit dhe bletarisë, do ta zgjidhja bletarinë”, thotë ajo, pa asnjë dilemë. Sepse bleta, sipas saj, nuk është vetëm punë, është identitet.
Abdullahu-Dabiqaj: Këtë vit i kemi nxjerre 2 mijë e diçka kilogram me mjaltë
“Kam masterin e matematikës, jam edhe profesoreshë e matematikës, tash që tre vite jap mësim këtu me një fshat në Deçan, por asnjëreë nuk mendoj me lanë bletarinë. Nëse më jepet mundësia ose ditarin, ja bletarinë, zgjedhi bletarinë”, rrëfen ajo.
Në vitin 2024, puna e saj u njoh edhe ndërkombëtarisht, ajo u rendit e 12-ta në botë për cilësinë e mjaltit, mes mbi 115 pjesëmarrëseve nga shumë shtete.
Abdullahu-Dabiqaj: Këtë vit i kemi nxjerre 2 mijë e diçka kilogram me mjaltë
“Meqenëse në vitin 2024 kam marrë pjesë në garat evropiane të botes për cilësinë e mjaltit, kemi qenë disa shtete dhe gra, ku 115 e kemi kaluar pragun e pare, ndërsa pragun e dytë fitues e kam zënë unë vendin e 12-të me cilësinë e mjaltit në botë”, tregon ajo.
Por suksesi më i madh për Jehonën nuk janë çmimet. Është bleta vetë. Ajo e mbron edhe me fjalë, sa herë dikush flet keq për të. “Jam zënë me njerëz vetëm që të mos flasin keq për bletën”, thotë ajo. Sepse për Jehonën, bleta nuk është insekt. Është jetë. Dhe jeta mbrohet.
Abdullahu-Dabiqaj: Këtë vit i kemi nxjerre 2 mijë e diçka kilogram me mjaltë
“Meqenëse shumicën e raste ndodh me pas musafir na bletishtë, dhe ndodh të ngacmojë një bletë një njeri, ka ndodh edhe me fole fjalë shumë të këqija për bletën, por edhe kur kemi qenë në takime kanë fol keq për bletën, saqë jam rrok me njerëz dhe jam shtyrë me fjalë për mos me fole keq për bletën pasi e dua shpirtërisht dhe kam qejf edhe njerëzit tjerë me dashtë bletën..Meqenëse shumica e njerëzve e kërkojnë për shërime, e përziejnë me medikamente të ndryshme, e marrin më shumë të bjeshkës dhe gështenjës, por, Prishtinalitë, Ferizajlitë e përdorin edhe të luleve dhe të bagremit, sepse është më e lehtë për të konsumuar... gjakovarët më shumë e kërkojnë të bjeshkës”, tha ajo, shkruan kp.