Hamza premton heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike

Kosova

Hamza premton heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 19:49
Bedri Hamza

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike, si masë për uljen e faturave dhe mbrojtjen e standardit jetësor të familjeve.

Përmes një videomesazhi në Facebook, Hamza tha se energjia është prioritet kombëtar për PDK-në, duke theksuar rëndësinë e furnizimit të sigurt, uljes së kostos për qytetarët dhe diversifikimit të burimeve energjetike.

“Energjia është prioritet kombëtar për ne: furnizim i sigurt, kosto më e ulët për qytetarët dhe diversifikim i burimeve energjetike.

Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike është masë direkte për uljen e faturave dhe mbrojtjen e standardit jetësor të familjeve. Bashkë. Përpara”, ka thënë Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat