Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se fshatrat Davidovc, Rashincë, Muzeqinë, Gjurkovc, Vojnovc dhe Gllavicë në Komunën e Shtimes do të përballen me furnizim të kufizuar e presion të ulët të ujit të pijshëm.
Sipas KRU “Prishtina” kjo gjendje vjen si pasojë e shembjes së vazhdueshme të dheut në ujërat nëntokësore dhe turbullirave të shkaktuara në Stacionin e Pompimit në Rashincë.
Lidhur me këtë, KRU “Prishtina” njofton banorët se furnizimi do të përmirësohet sapo shërbimet laboratorike të konstatojnë se uji është i pijshëm dhe i përshtatshëm për përdorim.
“Si pasojë e shembjes së vazhdueshme të dheut në ujërat nëntokësore dhe turbullirave të shkaktuara në Stacionin e Pompimit në Rashincë, përkatësisht nga pusi nr. 2 i këtij nënstacioni, një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Komunës së Shtimes, përkatësisht fshatrat: Davidovc, Rashincë, Muzeqinë, Gjurkovc, Vojnovc dhe Gllavicë, do të përballen sërish me furnizim të kufizuar dhe presion të ulët të ujit të pijshëm. Furnizimi do të përmirësohet menjëherë sapo shërbimet laboratorike të konstatojnë se uji është i pijshëm dhe i përshtatshëm për përdorim.” – thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina” më 28.01.2026.