“Pastrimi” apel banorëve: Mos i parkoni veturat në rrugë, na lejoni të kryejmë shërbimet

Kosova

“Pastrimi” apel banorëve: Mos i parkoni veturat në rrugë, na lejoni të kryejmë shërbimet

Më: 2 shkurt 2026 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Ndërmarrja “Pastrimi” ka bërë apel për banorët e lagjes “Tregtia” dhe “Lakrishte” që t’i largojnë veturat e parkuara në rrugë.

Sipas tyre, ky fenomen po e pamundëson ndërmarrjen që të largojë mbeturinat në këto zona.

“Luteni banorë, mos i parkoni veturat në rrugë dhe afër kontejnerëve.

Na mundësoni të kryejmë shërbimet si duhet”, bën thirrje “Pastrimi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat